Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock nga Tirana u shpreh e bindur se nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet e dakordësuara. Ajo e dënoi sulmin e 24 shtatorit, ndërsa apeloi që autoritetet në Beograd ta çojnë përpara hetimet.
“Duhet të shuajmë njëherë e mirë shkëndijën e zjarreve të vjetra në rajon, provokimet e palës serbe, e kanë nxehur edhe më tej situatën dhe për këtë biseduam për këtë takim. Kjo ndodhte pas një sulmi tinëzar, kundër policisë së Kosovës prej një bande terroriste të armatosurat deri në dhëmbë. Presim nga Serbia të çoje përpara ngjarjet hetimorë të 24 shtatorit dhe të kontribuojë për sqarimin e rretheve dhe ashtu të ngjarjeve të majit. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe në Prishtinë. Nuk ka asnjë alternative tjetër, që Serbia dhe Kosova të angazhohen për zbatimin e marrëveshjeve”, tha ajo.
Ajo tha se vendi i saj dëshiron të shohë ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, drejt integrimit në BE.
“Kjo është vizita ime e parë në Shqipëri, por me siguri s’ka për të qenë e fundit. Është një kënaqësi që procesi i Berlinit zhvillohet për herë të parë në rajon. E ardhmja e të rinjve është në Evropë. Të gjithë duhet të përshpejtojmë ritmin e anëtarësimit të Ballkanit në Evropë”, tha ajo./abcnews.al
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale