Kryeministri, Albin Kurti, takoi sot gjatë paradites Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-s, Tomáš Szunyog.
Sulmi terrorist, paramilitar dhe kriminal i 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, hetimet që po zhvillohen rreth synimeve dhe autorët e këtij sulmi, procesi i Berlinit në prag të samitit të radhës dhe përgatitjet e Raportit të Vendit, ishin temat kyçe të bisedës në takimin e sotëm.
Ambasadori Szunyog i shprehu edhe një herë ngushëllime kryeministrit, familjes Bunjaku dhe popullit të Kosovës, për heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, rreshterin e Policisë i cili ra në detyrë, në mbrojtje të rendit, ligjshmërisë, kushtetutshmërisë, sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial.
Ambasadori, më tej, e njoftoi kryeministrin Kurti për përgatitjet që Komisioni Evropian është duke i bërë në finalizimin e Raportit të Vendit për vitin 2023, i cili pritet të miratohet në pjesën e parë të muajit nëntor./Arbresh.info/.
Cakolli: Çka po pret Prokuroria që s’po nis hetimet për mani...
Rusia vazhdon me sulme kundër infrastrukturës energjetike të...
Rama: Domosdoshmëri, rritja e kapaciteteve në funksion të ne...
Shala: Rënia e njësisë B2 në KEK po rrezikon sigurinë energj...
Përfundon restaurimi i Xhamisë së Meshinës
Perez e do te Reali, vjen përgjigja nga Jose Mourinho