Një grua me foshnjën e saj gjashtë muajsh është zhdukur në Skenderaj.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, përmes raportit 20 orësh.
Sipas policisë, rastin e ka lajmëruar vëllai i burrit të saj.
Policia është duke e hetuar rastin.
“Fsh.Marinë-Skenderaj, 04.10.2023-09:30. Më datë 05.10.2023 në stacion te policisë është paraqitur ankuesi mashkull kosovar, i cili ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë kunata e tij (gruaja e vëllait të tij i cili gjendet në Gjermani) dhe me vete ka marrë foshnjën e saj gjashtë muajsh. Sipas ankuesit deri me tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Cakolli: Çka po pret Prokuroria që s’po nis hetimet për mani...
Rusia vazhdon me sulme kundër infrastrukturës energjetike të...
Rama: Domosdoshmëri, rritja e kapaciteteve në funksion të ne...
Shala: Rënia e njësisë B2 në KEK po rrezikon sigurinë energj...
Përfundon restaurimi i Xhamisë së Meshinës
Perez e do te Reali, vjen përgjigja nga Jose Mourinho