Tre të dyshuar janë arrestuar të ejten në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollimit nga policia atyre u janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 2.9 gram, tre telefona si dhe para: 6500 euro, 50 funta dhe 210 franga.
Në konsultim me prokurorin kujdestar është bërë bastisje në banesën e të dyshuarve te cilën e kanë marrë me qira dhe gjatë bastisjes kanë hasur dhe konfiskuar, 51 qese të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 115.6 gram, një peshore digjitale, një foli, një grinder, një sasi e madhe me qese të zbrazëta.
“Rr. Josip Rela-Prishtinë, 05.10.2023-17:00. Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollimit te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 2.9 gram, tre telefona si dhe para: 6500€, 50funta dhe 210 franga. Në konsultim me prokurorin kujdestar është bërë bastisje në banesën e të dyshuarve te cilën e kanë marrë me qira dhe gjatë bastisjes kanë hasur dhe konfiskuar: 51 qese të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 115.6 gram, një peshore digjitale, një foli, një grinder, një sasi e madhe me qese të zbrazëta. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Arbresh.info/.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...