1 shtatori i këtij viti është afati i fundit kur organizata paralele serbe në veri të Kosovës, “Mbrojtja Civile”, apo siç njihet nga serbët “Civilna Zashtita”, duhet të pushojë së funksionuari. Kështu thuhet në një marrëveshje që Qeveria e Kosovës thotë se e ka arritur me Beogradin zyrtar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kjo marrëveshje u arrit më 26 mars ndërsa u rikonfirmua nga ministrja e Dialogut, Edita Tahiri.
“Këto zhvillime pozitive janë një shtytje e re për këtë proces që duhet të shërbejë për të çuar përpara zbatimin e marrëveshjeve në fushat ku janë evidentuar stagnime dhe zvarritje”, thonë nga zyra e Tahirit.
Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, organizatën serbe ”Mbrojtja Civile” vazhdojnë ta cilësojnë si një organizatë paramilitare të mbështetur edhe nga Beogradi zyrtar. Mirëpo, sipas marrëveshjes Kosovë-Serbi, ata janë pajtuar që pjesëtarët e kësaj organizate të integrohen në institucionet e Kosovës.
Qeveria e Serbisë, nga ana e saj, nuk ka pranuar ta komentojë në detaje marrëveshjen për shuarjen e organizatës “Mbrojtja Civile”, duke thënë se ajo është themeluar nga komunat në veri të Kosovës me qëllim që të merret me emergjenca civile./arbresh.info/
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...
Ambasadori i OKB: Mbi 1.300 civilë iranianë të vrarë nga sul...
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar