Sot do të hapet fushata për informimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave.
Përmes një komunikate për media nga zyra e kryeministrit bëhet e ditur se lansimin e fushatës do ta bëjë kryeministri i vendit, Albin Kurti.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, lanson Fushatën Informuese për Liberalizimin e Vizave”, njofton zyra e kryeministrit.
Aktiviteti i parë do mbahet në Prishtinë për të vijuar më tej në gjithë Kosovën.
Fushata do të lansohet në Sheshin Skënderbeu me fillim nga ora 13:00.
Ndryshe nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra./Arbresh.info/
LDK e përsërit: I kemi 15 nënshkrime, presidenti duhet të zg...
Kurti: Nuk kemi asnjë problem me çfarëdo kandidati që mund t...
Kurti: Hatixhe Hoxha, e gatshme të tërhiqet nga gara – LDK t...
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...