Befasitë në kampionatin e Kupës së Botës nuk kanë të ndalur.
Katar 2022 ishte njëra ndër çmendurit e këtij kompeticioni, e cila ishte zhvilluar në stinën e dimrit, shkruan Arbresh.info.
Mediat botërore kanë raportuar se Kampionati Botëror 2030, do të zhvillohet në 6 shtete dhe në 3 kontinente të ndryshme.
Tanimë e dimë që kampionati botëror 2026 do të zhvillohet në Amerikë, Kanada dhe në Meksikë, mirëpo ajo e 2030 do të ketë ndryshime të tjera.
Duke pasur parasysh që në 2030 do të jetë 100 vjetori i komepticionit, tre ndeshjet hapëse do të zhvillohen në Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguai.
Ndërsa pjesa tjetër do të zhvillohet në Evropë dhe në Afrikë, më saktësisht në Spanjë, Portugali dhe Marok.
Finalja e Kupës së Botës 2030, do të zhvillohet në Spanjë, ndërsa gjashtë shtetet nikoqire do të kualifikohen direk në Kupën e Botës. /Arbresh.info/
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...
Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon k...
Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...