Në ambasadën gjermane në Kosovë është shënuar 33 vjetori i bashkimit të Shtetit të Gjermanisë.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe krerët e shtetit të Kosovës si presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier e të tjerë, shkruan Arbresh.info.
Nuk kanë munguar as ministrat e ish-ministrat e shtetit si dhe ambasadorët e shtetve mike.
Në këtë ngjarje u ri konfirmua miqësia në mes Kosovës e Gjermanisë teksa u diskutua për rendësin e demokracisë e unitetit.
Në këtë ngjarje gjithashtu u nderua edhe heroi, Afrim Bunjaku i cili u vra me 24 shtatorë në Banjskë të Zveçanit nga sulmet terroriste serbe./Arbresh.info

Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...