Kevin Bracy-Davis është zgjedhur lojtar më i vlefshëm i xhiros së dytë në basketbollin kosovar pas performancës së shkëlqyer në derbin mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Davis luajti me 19 pikë e nëntë kërcime ndërsa indexi i tij shkoi 24, shkruan Arbresh.info.
Top pesë lojtarët e kësaj jave janë Kevin Bracy Davis, Valon Bunjaku, John Chandler, Lis Shoshi dhe Samir Zekiqi.
Trepça e fitoi derbin me Prishtinën me rezultat 78-66.
Përveç minatorëve fitore shënuan edhe Bashkimi që mposhti Vëllaznimin 98-89.
Ndërkohë kampionia në fuqi Peja triumfoj në Prizren ndaj Proton Cable Prizreni 85-115 kurse fitoren më të thellë këtë javë e arriti Golden Eagle Ylli ku mposhti Istogun 126-76./Arbresh.info/
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...