Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se janë bërë një javë që nga sulmi terrorist i orkestruar nga Serbia.
Kurti tha se për këto 7 ditë, kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla, shkruan Arbresh.info.
“Ka kaluar një javë nga sulmet tragjike terroriste të orkestruara nga Serbia. Gjatë 7 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla.”, ka shkruar Kurti në X.
Ndër të tjera, kryeministri Kurti ka vlerësuar mbështetjen e aleatëve në luftën për demokraci.
“Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë në luftën tonë kolektive për demokraci.”, tha ai.
Ndryshe, sot është bërë një javë që nga dita kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist në Banjskë të Zveçanit, sulm nga i cili humbi jetën heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku./Arbresh.info
It has been one week since the tragic terrorist attacks orchestrated by Serbia. Over the past 7 days, we have witnessed violence, threats, & the glorification of such acts. During this time, we deeply appreciate the support of our allies in our collective fight for democracy.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 1, 2023
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...