Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar për sulmin terrorist të ndodhur sot në Ankara të Turqisë, ku mbetën të plagosur dy zyrtarë policor.
Begaj ka thënë se është thellësisht i shqetësuar me sulmin e sotëm, teksa theksoi se aktet e tilla bien ndesh me vlerat e botës moderne, shkruan Arbresh.info.
Lexo edhe:
Me anë të një postimi në platformën ‘X’, Begaj shtoi se e mbështet fuqishëm popullin dhe qeverinë turke.
“Jam thellësisht i shqetësuar nga akti terrorist i sotëm pranë parlamentit turk të Ankarasë, duke plagosur disa pjesëtarë të policisë. Unë mbështes fuqishëm popullin dhe qeverinë turke në denoncimin e terrorizmit dhe rivendosjen e paqes dhe stabilitetit. Akte të tilla bien ndesh me vlerat e botës sonë moderne”, ka thënë Begaj./Arbresh.info
I’m deeply disturbed by today’s terrorist act near Ankara’s Turkish Parliament, injuring several police members.
I firmly support the Turkish people and government in denouncing terrorism and restoring peace and stability.
Such acts clash with the values of our modern world.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) October 1, 2023
Lexo edhe:
Kurti reagon pas sulmit terrorist në Turqi: I trishtuar kur dëgjova lajmin
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt