Pesë person janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Leposaviq pasi dyshohet se të njëjtit kanë hyrë kundërligjshëm në territorin e Kosovës nga territori i Serbisë.
Sipas Policisë, dy persona janë ndaluar në fshatin Bistricë dhe tre në fshatin Koshtucë, shkruan Arbresh.info
Të dyshuarit, pas intervistimin janë liruar në proceduar të rregullt.
“Bistricë, Leposaviq 30.09.2023 – 14:20. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar-a (një mashkull dhe një femër) kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”.
“Koshuticë, Leposaviq 30.09.2023 – 15:20. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar-a (dy meshkuj dhe një femër) kosovar -e, me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar, nën dyshimin se të njëjtit ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Ish-deputet në tri mandate, bashkëpunëtor i Rugovës dhe Daci...
Gara e 7 qershorit, edhe Balli Kombëtar në listën e LDK-së
Gjiganti anglez nis bisedimet me Alonson për emërimin si tra...
Aksident në Vlorë, një person në gjendje të rëndë shëndetëso...
Rrahje në Istog, shtatë persona dërgohen për trajtim mjekëso...
Për një javë sekuestrohen gjashtë armë zjarri në rajonin e P...