Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër nga sheshi “Ibrahim Rugova” do të nis vrapimi për shëndetin si dhe për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit “Race for the cure”
Sipas njoftimit, vrapimi do të nis nga ora 11:00, shkruan Arbresh.info.
“Nesër, e diel, 01.10.2023 ora 11:00, nga sheshi “Ibrahim Rugova” do të nis vrapimi për shëndetin, për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit “Race for the cure””, thuhet në njoftimin e komunës.
Pjesëmarrës në këtë event do të jetë, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama me zonjën Kristale Ivezaj Rama, anëtarë të kabinetit, drejtorë e pjesë nga stafi i Kryeqytetit, si dhe këshilltarë komunal të kuvendit të Prishtinës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...