Menjëherë pasi u kritikua nga ish-zëvendësshefi i OSBE-së Edward Joseph, për mosreagim ndaj sulmeve terroriste në Banjskë, Ambasada e ShBA-së në Serbi ka thyer heshtjen.
Lexo edhe:
Serbia dërgon ushtrinë në kufirin me Kosovën, Joseph kritikon Hillin dhe Ambasadën për mosreagim
Ambasada ka shpërndarë njoftimin e sekretarit Antony Blinken për bisedën telefonike që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq lidhur me situatën e tensionuar dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit, përcjell Arbresh.info.
Blinken në telefonatën e tij me presidentin serb ka kërkuar që de-eskalim të menjëhershëm dhe ka thënë se autorët e sulmit terrorist që sot po mbahen në Serbi duhet të japin llogari.
“Sekretari i Shtetit Blinken: “Kam folur me presidentin Vuçiq me qëllim që të theksohet domosdoshmëria e një de-përshkallëzimi të menjëhershëm të tensioneve me Kosovën dhe të thirren në llogari përgjegjësit për sulmet e fundit të dhunshme. Theksova gjithashtu rëndësinë e zbatimit të plotë të detyrimeve të marrëveshjes së normalizimit në kuadër të dialogut me mbështetjen e BE-së”, ka shkruar ambasada e SHBA-së në Beograd./Arbresh.info
Portparol Stejt departmenta Miler: “Državni sekretar @SecBlinken razgovarao je sa predsednikom Srbije Vučićem @predsednikrs kako bi zatražio hitnu deeskalaciju tenzija sa Kosovom i pozivanje na odgovornost onih koji su odgovorni za nedavne nasilne napade.” https://t.co/szSSzZLjP1
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) September 30, 2023
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos