Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros.
Në këtë takim palët diskutuan mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, ku Queiros shprehu vullnetin e gatishmërinë për mbështetje ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Bislimi e vlerësoi kontributin kyç të misionit të UNDP-së në Kosovë dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Ai foli mbi objektivat e programit qeveritar që janë punë dhe drejtësi, si plotësuese të njëra tjetrës, punën e zhvilluar në këtë drejtim dhe mbështetjen në përmbushje të objektivave të agjendës zhvillimore të Kosovës.
Aspekt i rëndësishëm është dhe vëmendja e veçantë e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit e reforma thelbësore sa i përket sistemit të drejtësisë.
Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohje dhe për rolin e UNDP-së në fuqizimin e grave dhe mbështetjen e iniciativave. Poashtu shprehu dhe interesin tonë në mbrojtjen e avancimin e të drejtave të të gjithë minoriteteve në Kosovë, pa dallim, si shtet multietnik e gjithëpërfshirës.
Queiros përmendi rëndësinë e investimit për trajnime sidomos për të rinjtë, bizneset e sipërmarrësit e rinj dhe rëndësinë e krijimit të mundësive për punësim, për të kapitalizuar maksimalisht dijen e përvojën e përfituar.
Bislimi e falënderoi shefin e UNDP në Kosovë, Nuno Queiros për takimin, bisedën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm./Arbresh.info/


SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...