Konjufca takon drejtorin e ri të FES-it për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

15:34 | 27 Shtator 2023
A Z

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim njoftues drejtorin e ri të Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Peter Hurrelbrink.

Kryetari Konjufca i uroi suksese në detyrën e re Hurrelbrink, derisa vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e Fondacionit FES për institucionet shtetërore në forcimin e demokracisë, barazisë sociale, bashkëjetesës ndëretnike, si dhe ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin politik të të rinjve dhe grave.

Drejtori i Zyrës së FES, Peter Hurrelbrink, shprehu falënderime për pritjen dhe ritheksoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha me interes për qytetarët e Republikës së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme