Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura

09:50 | 27 Shtator 2023
A Z

Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura për qarkullim.

Këto dy pika kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë u mbyllën të dielën nga Policia e Kosovës pas një sulmi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra, një tjetër u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Deri më tani, Policia e Kosovës ka arerstuar tetë persona dhe ka konfiskuar arsenal armësh, vetura e autoblinda./Arbresh.info/