Carlo Ancelotti ka folur për thashethemet që pretendonin se Xabi Alonso mund ta pasojë atë si trajneri i ardhshëm i Real Madridit.
Alonso, i cili aktualisht drejton Bayer Leverkusen në Bundesligë, është lidhur me një lëvizje te Real Madridi ku mund të zëvendësojë Ancelottin si menaxherin e ri të klubit, shkruan Arbresh.info.
Ancelotti, i cili menaxhoi Alonson në “Los Blancos” gjatë qëndrimit të tij të parë me klubin, lavdëroi ish-yllin e Real Madridit dhe tha se shpreson që ai të kthehet në klub në cilësinë e trajnerit.
“Unë e kisha atë (Alonson) si lojtar. Ai ka një njohuri të mëdha për futbollin, ai po bën shumë mirë me Bayer Leverkusen. Uroj që ai të jetë këtu një ditë. si Raul apo Arbeloa. Janë njerëz që i njoh dhe i dua shumë. Shpresoj që një ditë të jenë trajnerë të Real Madridit.”
Kontrata aktuale e trajnerit 64-vjeçar skadon në fund të këtij sezoni dhe ai pritet të largohet nga Spanja për të marr drejtimin e kombëtares së Brazilit./Arbresh.info/
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...