Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka oftuar ndihmë kryeministrit të vendit Albin Kurtit në luftën kundër terrorizmit, si për rend dhe ligj në veri.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli shkruan se vetëm të bashkuar do ta luftojmë të keqën e Serbisë, teksa i ka ftuar edhe kolegët e tij të veprojnë njëjtë.
“Kryeministrit Kurti i kam shprehur mbështetjen time të plotë si në luftën kundër terrorizmit, si për rend dhe ligj në veri. I ofroi ndihmën time të plotë, në çdo formë që mund të jetë e nevojshme. Vetëm të bashkuar do ta luftojmë të keqen e Serbisë. I ftoj edhe kolegët e mi të veprojnë njëjtë! Kosova është mbi të gjitha”, shkruan Pacolli./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...