Albion Rrahmani për mediat rumune: Do të festoj me shqiponjë sa herë të më jepet rasti
Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka dhënë një deklaratë pas ndeshjes Rapid Bukuresh – CFR Cluj, ku skuadra e Rrahmanit shënojë fitore me rezultat 3-1.
“Lewa” arriti të shënojë dy gola në këtë ndeshje, mirëpo çka ka rënë në sytë e mediave rumune ishte festa e tij, duke e bërë shqiponjën, shkruan Arbresh.info.
“Sigurisht, unë jam nga Shqipëria, Kosova, kam luajtur atje. Sigurisht që gjaku im është shqiptar dhe dua t’i mbështes ata. Kjo është arsyeja pse unë festoj në këtë mënyrë”, ka thënë Rrahmani për mediat rumune.
Ylli kosovar deri më tani ka arritur të shënojë plotë gjashtë gola në katër ndeshje me fanellën e Rapidit.
Albion Rrahmani ishte transferuar tek Rapidi nga skuadra e Suharekës, FC Ballkani me vlerë 699 mijë euro. /Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...