Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë paradite në qendër të qytetit të Rrëshenit në Shqipëri.
Sipas burimeve nga vendngjarja, viktimë ka mbetur Martin Bardhi.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe as autor/ët e ekzekutimit të viktimës, të cilët janë larguar me një fuoristradë të zezë pas atentatit.
Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.
Viktima Martin Bardhi është emër i njohur për drejtësinë, i përfshirë më herët në konfiklte në qytetin e Rrëshenit.
Në mars të këtij viti, së bashku me të birin, Erind Bardhin, Martini qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit Saimir Reçit, nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në vitin 2020. Saimir Reçi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës, megjithatë mundi t’i shpëtojë atentatit, raporton tch.
59-vjeçari Martin Bardhi u vu në pranga pas ngjarje në muajin mars dhe pak ditë më parë kishte rifituar lirinë.
Në fakt, mes fiseve Reçi dhe Bardhaj ka pasur vazhdimisht konflikte dhe nuk përjashtohet mundësia se edhe vrasja e sotme lidhet me përplasjen mes dy fiseve.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...