Gjendet trupi i pajetë i terroristit të tretë serb, i cili u vra nga Policia e Kosovës në veri

13:40 | 25 Shtator 2023
A Z

Sot është gjetur i vdekur terroristi serbi i tretë i vrarë në veri.

Këtë ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.

Lutfiu tha se trpi i pajetë sulmuesit është gjetur rreth 1.5 kilometra larg “vendit të incidentit”, një ditë pasi një grup prej dhjetëra personave të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës.

Ndryshe, Policia e Kosovës u sulmua nga persona të maskuar në orët e hershme të së dielës pasi shkoi për t’i larguar barrikadat e vendosura në Banjskë, të cilët u strehuan në manastirin e fshatit më vonë.

Si pasojë, zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra dhe disa të tjerë u plagosën./Arbresh.info/