Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dënuar sulmin në veri, ku u vra një polic dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Bagaj tha se ky është një akt i organizuar kriminal, është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Kosovës.
“Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë. Ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Begaj në Facebook.
Presidenti shqiptar i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës.
“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë për policët e plagosur”, ka shkruar ai.
Begaj tha se në këto momente nevojitet maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFORI-n, dhe aleatët, duke shtuar Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës.
“Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët.Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës”, ka përfunduar Begaj./Arbresh.info/
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes
“Java kundër Korrupsionit 2025” nis me aksion si...
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...