Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
Kurti tha se vendin tonë po e sulmon krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi, shkruan Arbresh.info.
Më tej ai bëri të ditur se ende po vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë.
“Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve”, tha ai./Arbresh.info
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...
E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksiden...
Reece James pëson tjetër lëndim, në dyshim për Botërorin me ...
SHBA-të kanë goditur më shumë se 7,000 objektiva në të gjith...
Kurti për Orav: Do mbetet përherë një mik i vërtetë i Kosovë...
Ambasadori britanik mirëpret marrëveshjen Kosovë–BE për zbat...