Sanksionet e reja kundër Rusisë nuk janë të nevojshme, sepse ato “i shkaktojnë më shumë dëm Evropës sesa Rusisë”, tha të premten Peter Szijjarto, ministri i jashtëm hungarez në një intervistë për median shtetërore ruse TASS.
Komentet vijnë pas takimit të tij me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të premten.
Szijjarto tha se furnizimet me grurë ukrainas në vendet e Evropës Qendrore do të shkatërrojnë sektorin e tyre bujqësor.
“Nëse gruri ukrainas fillon të përhapet në vendet e Evropës Qendrore, ai patjetër do të shkatërrojë tregjet bujqësore të Evropës Qendrore. Për të mos përmendur fermerët tanë, të cilët padyshim duhet t’i mbrojmë,” tha Szijjarto, cituar nga TASS.
Sipas Szijjarto, Hungaria është e gatshme të sigurojë tranzit falas të grurit ukrainas përmes territorit të saj. Ai gjithashtu vuri në dukje se fillimisht, marrëveshja për linjat e solidaritetit nënkuptonte leje vetëm për transitin e produkteve bujqësore ukrainase./abcnews
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje