Komandati i stacionit të policisë në Shtime, Toger Haxhi Behluli kishte mbajtur një takim të përbashkët me përfaqësues nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Inspektoratin për Ruajtjen e Mjedisit dhe Ambientit nga komuna e Shtimes, komandantin e stacionit të policisë në Suharekë dhe Shefin e Njësisë për Hetimin e Krimeve Mjedisore.
Temë e diskutimit ishte koordinimi dhe bashkëpunimi për parandalimin e ndotjes së ambientit dhe mjedisit në rajonin e Shtimes, përkatësisht trajtimin e rasteve, të personave që ndezin furrat e gëlqeres në disa fshatra të komunës së Shtimes: Karaçicë, Dugë dhe Rancë, përcjell arbresh.info.
Policia e stacionit në Shtime i kishte ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka zhvilluar procedura hetimore në koordinim me inspektorët e komunës së Shtimes edhe të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, me qëllim parandalimin e kësaj dukurie dhe ndëshkimin e personave, me qellim të ruajtjes nga ndotja të ambientit dhe mjedisit në këtë rajon.
Në lidhje me këtë Drejtoria e Shërbimeve Publike, Inspektorët Komunal të komunës së Shtimes kanë iniciuar procedurë për rrënimin e tyre dhe sot, datë 22.09.2023 nga ora 10:00 njësitet e policisë të stacionit në Shtime, të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë bërë asistimin e Inspektorëve të komunës së Shtimes dhe janë rrënuar tri furra të gëlqeres, dy furra ne fshatin Dugë dhe një në fshatin Karaçicë.
I gjithë procesi i rrënimit të furrave të gëlqeres ka kaluar pa ndonjë incident. /arbresh.info/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...