Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazhe për nderë të rënies së dëshmorëve Xhevë dhe Fehmi Lladrovci.
Konjufca tha se ata u bënë frymëzim për luftën qëndrestare e heroike të UÇK-së.
Teksa theksoi se aktiviteti i Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit para e gjatë luftës për liri ashtu si dhe rënia e tyre në front, shënon idealet më të larta të popullit shqiptar në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Në homazhe për nder të rënies së dëshmorëve Xhevë dhe Fehmi Lladrovci.
Çifti simbol i rezistencës dhe luftës për liri ranë së bashku me shumë luftëtarë të tjerë më 22 shtator të vitit 1998 në qëndresën legjendare në Qyqavicë.
Ata u bënë frymëzim për luftën qëndrestare e heroike të UÇK-së.
Brigada 114 e UÇK-së, që drejtohej nga Fehmi Lladrovci, mori një emblemë shtesë, emblemën e komandatit të saj.
Aktiviteti i Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit para e gjatë luftës për liri ashtu si dhe rënia e tyre në front, shënon idealet më të larta të popullit shqiptar në Kosovë.
Rrëfimi për jetën dhe vdekjen e tyre është një epos lirie.
Mirënjohje përjetë, lavdi dëshmorëve të kombit, lavdi Xhevë e Fehmi Lladrovcit!/Arbresh.info/
Kosova mirëpret propozimin e Komisionit Evropian për heqjen ...
Vuçiq: As që më shkon në mendje njohja e Kosovës
Përleshje fizike në Prishtinë, lëndohet një person
Mbyllet aventura historike e Dritës në Ligën e Konferencës
Pas përleshjeve në kufi, Pakistani thotë se ka vrarë 30 tali...
Dosja “Metamorfoza”, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gj...