Punimet e rrugës Ballaban (Këlcyrë)- Memaliaj-Berat në Lotin 3 të Shqipërisë, po ecin me ritëm të shpejtë.
Kështu ka njoftuar kryeministri shqiptar, Edi Rama i cili ka thënë ky është një investim i shumëpritur sepse sipas tij në këtë zonë fshihen thesare të pazbuluara akoma, shkruan Arbresh.into.
“Ky projekt i Autoritetit Rrugor, që së shpejti do të jetë i realizuar do të shkurtojë kohën dhe distancën e udhëtimit ndërmjet Këlcyrës, Përmetit, Tepelenës, Memaliajt dhe Gjirokastrës me Beratin, por edhe duke krijuar akses më të afërt me Greqinë, nëpërmjet pikës doganore
“Tre Urat” “, ka shkruar Rama në Facebook.
“Dhe kur flasim për infrastrukturën në shërbim të turizmit, ky është një tjetër shembull i mirë në nxitje të ekonomisë lokale në këto zona që po kthehen në destinacione të padiskutueshme turistike”, shtoi Rama./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...