Zonja e parë e Ukraines, Olena Zelenska që shoqëroi bashkëshortin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, gjatë qëndrimit në Nju Jork ka hapur në bashkëpunim me UNESCO një ekspozitë.
“Ndërtimi i paqes dhe qëndrueshmërisë përmes kulturës” ishte tema e kësaj ekspozite që kishte për qëllim të kërkojë solidaritet ndërkombëtar për mbrojtjen e kulturës në zona e konfliktet ushtarake si dhe të demonstrojë rolin që luan kultura në paqe, qendrueshmëri dhe zhvillim.
Ekspozita përmban fotografi të monumenteve arkitekturore të Ukrainës të shkatërruara nga agresioni rus.
Në hapjen e saj i pranishëm ishte dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në cilësinë e presidentit të radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara./tvklan
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar