Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Në këtë takim është diskutuar rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në vend, e cila sipas Sveçlës vazhdon të jetë e qetë, shkruan Arbresh.info.
“Përherë kënaqësi të takohem me Ambasadorin e Italisë në Kosovë Antonello De Riu. Diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë në vendin tonë e cila vijon të jetë e qetë dhe për tema që mbulojnë fushat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Tute, ministri Sveçla vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Italinë, duke u shprehur mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve tona.
“Me Italinë gëzojmë bashkëpunim të shkëlqyer dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve tona.”, th ai./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...