Lideri i Nismës Social Demokrate, Fatmil Limaj ka shprehur shqetësimin e tij rreth deklaratës së fundit të kryeministrit, Albin Kurti rreth ‘zhdukjes’ së opozitës, nëse vendi shkon në zgjedhje.
Limaj ka thënë se deklarimi i kryeministrit ka arrogancë, shkruan Arbresh.info.
“Kryeministri e përfundon vitin e tret buxhetor e asgjë ska ba për këtë vend dhe nuk ka asnjë projekt. Në një shoqëri normale, një kryeministër nuk duhet të ishte sjell aq arrogant e komod. Por këtu ka humb racionaliteti dhe masa kritike. Kjo duhet me të shqetësu dhe nuk është hajgare ajo çfarë ka thënë. Ky çdo sen kqyr me zhduk e me kanë veç vet”, ka deklaruar Limaj në kanal10.
Mes tjerash, Limaj ka kritikuar opozitën se nuk po bënë asgjë, ndërsa i pyetur se cfarë po bënë partia e tij, ai u përgjigj: “Po mundohemi me kaqikin tonë, jemi pak”.
Limaj shton se për Opozitën e Kosovës, kryeministri Kurti kurdo që i mbanë zgjedhjet nuk do ta ketë problem fitoren.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën