Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës për përfaqësim dinjitoz të 13 zyrtareve policore të cilat kanë marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici në Zelandën e Re.
Sveçla me anë të një postimi në Facebook, tha se si ministri do të vazhdojmë me përkushtimin e pozitës së gruas në Policinë e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Përkushtim shprehu edhe në angazhimin për zhvillimin e gjithmbarshëm të organizatës policore në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe formave tjera të krimit.
“Përgëzoj Policinë e Kosovës për përfaqësim dinjitoz të 13 zyrtareve policore në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici në Zelandën e re, si pjesëmarrëse të barabarta në mesin e 75 shteteve pjesëmarrëse, me mbështetje të INL Ambasadës Amerikane në Kosovë”, ka shkruar Sveçla.
Si Ministri e Punëve të Brendshme do të vazhdojmë me përkushtim të avancojmë pozitën e gruas në Policinë e Kosovës si dhe angazhimin për zhvillimin e gjithmbarshëm të organizatës policore në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe formave tjera të krimit”, përfundoi ai./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...