Çështjet teknike në aeroplanin e Napolit kanë vonuar udhëtimin në Braga, kështu që Rudi Garcia dhe Mario Rui nuk do të mbajnë një konferencë shtypi para ndeshjes.
Sky Sport Italia pretendon se Napoli është detyruar të shtyej udhëtimin e tyre në Portugali për shkak të problemeve me avionin që duhet t’i kishte quar në Braga, transmeton Arbresh.info.
Sipas raportit, lojtarët dhe stafi i Napolit kanë pritur që avioni të ngrihet për gati dy orë sot në aeroportin Capodichino të Napolit.
Partenopei do të vizitojë Bragën në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Champions League 2023-24.
Ata arritën në çerekfinalet e Champions League nën drejtimin e Luciano Spalletti sezonin e kaluar, por u eliminuan nga rivalët e tyre në Serie A, Milan.
Kampionët në fuqi të Serie A aktualisht janë në vendin e pestë në tabelën e Serie A me shtatë pikë në pas katër ndeshjeve të zhvilluara./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...