Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka deklaruar se të drejtat e punëtorëve në sektorin privat janë preukopim të cilin AAK do ta adresojë në Kuvend.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se punëtorët e sektroit privat po ballafaqohen me probleme serioze, shkruan Arbresh.info.
“Pas mbledhjës së kryesisë, deklarova se të drejtat e punëtorëve në sektorin privat janë preokupim të cilin Aleanca do ta adresojë në Kuvendin e Kosovës. Kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë për të drejtat e punëtorëve në sektorin privat. Lëre që e ka dëmtuar ekonominë dhe ndërmarrësinë, mirëpo punëtorët në sektorin privat po ballafaqohen me probleme serioze, që ndërlidhën me orë ta gjata të punës, mungesë të kontratave, mungesë të sigurimit, me pagën e ulët minimale, e po ashtu me moskujdesin e kësaj qeverie.” , ka shkruar Tahiri.
Sipas tij, Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet duke premtuar të drejtat dhe avancimin e pozitës së punëtorëve në sektorin privat.
Tutje ai ka thën ëse kjo nuk ka ndodhur dhe se do të trajtohet në një seancë parlamentare të radhës.
“Kjo Qeveri ka ardhur në pushtet duke premtuar të drejtat dhe avancimin e pozitës së punëtorëve në sektorin privat. Kjo nuk ka ndodhur dhe do të trajtohet në një seancë parlamentare të radhës”, shtoi ai./Arbresh.info
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...