Skuadra FC Phoenix sot ka zyrtarizuar trajnerin e tyre të rijnë, Faruk Statovci.
Statovci tanimë do të jetë në krye të skuadrës së Phoenix-it, të cilët aktualisht luajnë në Ligën e Parë të Kosovës, ndërsa rezultatet në katër xhirot e fundit skuadra nga Banja Peja ka arritur dy humbje dhe dy barazime, shkruan arbresh.info
Postimi i plotë:
Përshëndetje, Tifozë dhe antarë të klubit FC Phoenix
Sot, klubi ynë është krenar të prezantojë trajnerin e ri, Faruk Statovci, një trajner i njohur i cili ka udhëhequr shumë skuadra të futbollit në Kosovë. Kjo është një marrëveshje e rëndësishme për klubin tonë, e arritur me angazhimin e presidentit Muhedin Ferati dhe nën-presidentit Lulzim Shoshi.
Me trajnerin Faruk Statovci në drejtim, klubin tonë po e presin sfida emocionuese. Urojmë mireseardhjen e tij dhe i dëshirojmë shumë sukses në këtë aventurë të re. Forca dhe pasioni për futbollin do të na udhëheqin drejt suksesit në të ardhmen!”. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...