Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Tunç Angili dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Elvir Azizi, kanë mirëpritur të hënën ekipin e mjekëve dhe ekspertëve nga Turqia, të cilët gjatë javës do të kryejnë 16 operacione kardiokirurgjike tek fëmijët me probleme në zemër.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media, raporton Arbresh.info.
Sipas MSh-së, këta mjekë do të realizojnë po ashtu 30 intervenime të tjera kardiologjike, përfshirë koronarografi dhe stentime dhe raste elektrofiziologjike.
Ministri Vitia ka falënderuar ambasadorin turk dhe ekspertët nga Turqia për kontributin e vazhdueshëm që po japin për shëndetësinë kosovare.

Ai tha se Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar për avancim të shërbimeve shëndetësore, andaj përkrahja dhe mbështetja e ekspertëve është e mirëseardhur.
Në anën tjetër ambasadori i Turqisë, Tunç Angili, duke ju dëshiruar mirëseardhje ekspertëve nga Turqia, tha se ndihet i nderuar që është pjesë e këtij organizimi.
Në emër të ekipit të ekspertëve foli Prof.dr. Alper Guzeltas, i cili fillimisht tha se ndjehet i nderuar që është udhëheqës i ekipit dhe që ka mundësi të kontribuoj për fëmijët e Kosovës.
Ekipi i mjekëve po qëndron në Kosovë në bashkëpunim dhe mbështetje të organizatës Muntada Aid, Kabir Miah, kurse koordinimin punës e ka bërë dr. Ramush Bejiqi./ Arbresh.info/
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...