Një person është arrestuar në Gjakovë pasi ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policor, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar me ç ‘rast janë lënduar dy zyrtarë policor.
Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë, 17.09.2023, 17:03. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policor dhe njëkohësisht gjatë arrestimit ka rezistuar, me ç’rast janë lënduar dy zyrtarë policor dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën ...
MBPZHR organizon punëtori për politikat mbështetëse në bujqë...
Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin ...
Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë, R...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...