Minitsri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka bërë të ditur se Leutrim Ademi nga fshati Rashan i Mitrovicës, është përfitues i grantit në vlerë prej rreth 99 mijë e 852 euro.
Me anë të një postimi në Facebook, Peci ka thënë se granti do t’i shërbejë Ademit për zgjerim të kapaciteteve dhe renovimit të bujtinave, shkruan Arbresh.info.
Tutje, ministri Peci ka thënë se fshatrave të kësaj zone i duhen investime të tilla pasiqë siç tha ai, në këtë mënyrë rikthehemi jetesës së ngadaltë, ushqimit bio dhe natyrës.
“Leutrim Ademi nga fshati Rashan i Mitrovicës, është përfitues i grantit në vlerë prej rreth 99,852.00 eurosh për zgjërim të kapaciteteve dhe renovimit të bujtinave përmes Programit për Zhvillim Rural 2022. Një fshati malor e piktoresk si Rashani por edhe shumë fshatrave të kësaj zone, i duhen investime të tilla pasiqë në këtë mënyrë i rikthehemi jetesës së ngadaltë, ushqimit bio dhe natyrës.”, ka shkruar Peci.
Ndër të tjera, ministri i Bujqësisë tha se për periudhën 2024-2027 për sektorin e agroturizmit e eko-turizmit si dhe zhvillim për zonat më të thella rurale kemi planifikuar financim e mbështetje deri në 20 milionë euro./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...