Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren (ITP) kanë filluar të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta në tërheqjen e bizneseve gjermane në vend dhe të lehtësojnë promovimin e eksportit për kompanitë vendore përmes ofrimit të shërbimeve të ndërsjella, përkatësisht:
Përmes një komunikate për media nga OEGJK bëhet e ditur se shërbimi Soft-Landing, që synon të tërheqë bizneset gjermane në ITP dhe të lehtësojë integrimin e tyre, dhe Shërbimi Go-Global, i cili mundëson eksportimin e bizneseve anëtare të ITP në Gjermani, përcjell Arbresh.info.
Nënshkrimin në këtë marrëveshje e vunë drejtoresha e OEGJK-së, Nora Hasani dhe përfaqësuesi i autorizuar i ITP Prizren, Muhamed Rexhepi.
Më tej, u bë e ditur që bashkëpunimi ndërmjet OEGJK dhe ITP do të marrë në konsideratë aktivitetet e përbashkëta promovuese për hulumtimin, komercializimin dhe ndërmarrësinë, pjesëmarrjen në programe dhe projekte vendore e ndërkombëtare në inovacion, teknologji, ndërmarrësi, hulumtim dhe zhvillim, shkëmbimin e njohurive, ekspertizën, mentorimin dhe trajnimet profesionale të stafit dhe ndarjes së praktikave të mira./Arbresh.info/
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...
Starmer bisedon me Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell