Ndërmarrja publike, “Prishtina Parking”, ka bërë të ditur se njëri nga autobusët e Trafikut Urban është gjobitur.
Kjo ka ndodhur pasi autobusi ka qenë i parkuar në hapësirat e rezervuar për presona me nevoja të veçanta, shkruan Arbresh.info.
Në njoftimin e kësaj kompanie thuhet se parkimi në hapësirat e dizajnuara për personat me nevoja të veçanta nga ata që nuk i takojnë kësaj kategorie, gjithmonë pasohet me gjobë.
“Parkimi në hapësirat e dizajnuara për personat me nevoja të veçanta nga ata që nuk i takojnë kësaj kategorie, gjithmonë pasohet me gjobë. Respektoni shenjat e parkimit në Kryeqytet për të evituar gjobat. Respektoni kategoritë me nevoja të veçanta”, shkruhet në njoftim.
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe