Fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve të infektuara me coronavirus në Shqipëri.
Në qendrën shëndetësore numër 6 në Kombinat, çdo ditë ka pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe realizimin e testit të shpejtë.
Në një intervistë për Euronews Albania drejtori i kësaj qendre, Besar Hysi shprehet se rreth 40% e testeve dalin pozitivë.
“Kemi vënë re një shtim të rasteve me COVID, një nga arsyet ka qenë shtimi i turistëve. Kemi që javën e parë të shtatorit, ne kemi rritje të kryerjes së testeve. 20-25 në ditë dhe nga këto 7-10 dalin pozitivë. Numri mund të jetë pak më i madh se jo të gjithë bëjnë testin”, thotë Hysi.
Mjekët thonë se deri më tani simptomat zgjasin mesatarisht 5 ditë, janë të lehta dhe asnjë pacientë nuk është çuar për shtrim në spital.
“Shenjat të lehta, kollë, temperaturë subfebrile… Nuk kemi pas raste të rënda që t’i çojmë në spital, duke qenë se shenja nuk janë të rënda”, shprehet mjeku.
Sa i takon të prekurve, shumica janë të rritur mbi 40 vjeç, por ka edhe raste të fëmijëve të vegjël. Mjekët janë të mendimit se me uljen e temperaturave numri i të infektuarve do të vijë në rritje. Aktualisht në qarkullim janë nënvariantet e omicron, ndërsa në qarkullim ka edhe viruse të tjera sezonale.
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike