Policia e Kosovës bashkë me ata të EULEX-it, janë duke e bastisur shtëpinë e Behar Berisha, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe shok i të dënuarit në shkallën e parë nga Gjykata Speciale në Hagë, Sali Mustafa.
Forcat e rendit dhe ligjit janë këtu që nga ora 08:30, të cilët po kontrollojnë brenda shtëpisë, ku ende nuk ka informacione për media se sa do të zgjas apo çka është konfiskuar, përcjell Arbresh.info.
Policët e të dyja strukturave vendore dhe ndërkombëtare ende nuk e kanë përfunduar bastisjen.
Deri më tani nuk ka dalur asnjë nga familjarët e Berishës, mediat janë duke pritur që të informohen për atë se çka po ndodh./Arbresh.info/



Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...