Të paktën 56 persona kanë humbur jetën dhe 37 persona te tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një pallat 9 katësh në Hanoi, kryqeytetin e Vietnamit.
Autoritetet kanë deklaruar se zjarri i cili kishte nisur në mesnatë është shuar nga forcat zjarrfikëse, ndërsa konfirmuan se më shumë se 70 persona ishin evakuar.
Shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten të paqarta, ndërsa banorët në zonë kanë deklaruar se ata kishin dëgjuar nje zhurme te forte rreth ores 23 të së martes.
Siguria e ndërtësave ne Vietnam mbetet nje element shqetesues dhe gjitha kjo lidhet edhe me mbipopullimin e disa qyteteve.
Në Hanoi, kryeqytetin e vendit sipas zyrtarëve dendësia e popullsisë është 22 mijë njerëz për kilometër katrorë.
Ishin mbi 15 zjarrfikëse pranë zonës të nuk mundën t’i afroheshin pallatit pasi rrugica ishte shumë e ngushtë.
Pallati 9 katësh, i cili u përshi nga flakët nuk kishte shkallë metalike jashtë strukturës së tij që mund të ndihmonin në evakumin e banorëve.
Policia ka deklaruar se ka arrestuar pronarin e kësaj ndertese ku jetonin më shumë se 45 familje./abcnews.al
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...