Shifrat e rritura të turistëve kanë sjellë edhe një vlerë rekord të ardhurash në Shqipëri.
Kështu, statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se janë 1.55 miliard euro që turistët sollën në vendin tonë nga janari në qershor.
Shifra është 37% më e lartë se vitin e kaluar dhe më e larta që nga periudha e vendosjes së sistemit kapitalist ne Shqipëri.
Por, pas nuk mbeten as shqiptaret që kanë udhëtuar jashtë vendit. Ata harxhuan rreth 1 miliardë e tyre në udhëtimet e tyre jashtë vendit.
Në gjashtë muaj, në vend kanë mbetur 794 milionë euro si diferencë pozitive sipas Bankës se Shqipërisë.
Vlera e parave që turistët kanë sjellë nuk merr parasysh muajt e korrikut dhe gushtit aty ku të ardhurat pritet të jenë edhe më të mëdha.
Ky vit po thyen të gjitha rekordet për numrin e turistëve. Shifrat nga INSTAT tregojnë se deri në gusht janë 3.4 milion vizitorë të huaj. Të parët për vizita janë hyrjet nga Kosova, ndërsa vendin e dytë e mbajnë italianët./tch
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...