Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Emin Hoxhajn, Drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për media nga zyra e Kryeministrit, përcjell Arbresh.info.
“Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Hoxhaj ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës nga viti 2001, duke shërbyer në kapacitete të ndryshme, përfshirë si Shef i Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe tash së fundmi si Shef i Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Gjakovë. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...