Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu ka komentuar dëshminë raportuesit të Human Rights Watch, Frederic Ambrahams në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së, ku “u detyra” të pranojë se nga ato çfarë e kishte thënë për UÇK-në, ishte bazuar në raportimet e medieve serbe.
Me anë të një postimi në Facebook, Aliu u shpreh se është tmerruese se si raportet e shërmbimeve serbe kanë arritur të ndikojnë dhe të konsiderohen si fakte nga një organizatë kaq e njohur botërore si Human Rights Watch, shkruan Arbresh.info.
“Është tmerruese kur e mendon se si raportet e shërbimeve dhe mediave serbe kanë arritur të ndikojnë dhe të konsiderohen si fakte nga një organizatë kaq e njohur botërore si Human Rights Ëatch. Pra, qëndrimet e dala nga aparati i Serbisë – i cili deri në atë kohë qe pushtues herë represiv e herë opresiv, por që edhe sot e kësaj dite ka për synim shtypjen e shqiptarëve në Luginë dhe njëherit bllokimin e Kosovës – janë publikuar nga HRW, fatkeqësisht pa bërë as verifikimet e duhura në terren. Së paku kështu po del nga dëshmia e deritanishme e dëshmitarit të prokurorisë në Hagë Frederic Abrahams! Dhe këto të dhëna po i përdor Prokuroria si bazë për ngritjen e aktakuzave për krime!”, ka shkruar Aliu.
Tutje ai u shpreh se duhet të ketë drejtësi për çdo viktimë teksa u shpreh se lufta Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pashmangshme.
“Mbetem i bindur se duhet të ketë drejtësi për çdo viktimë të krimit, pavarësisht etnisë, e po aq i bindur jam se UÇK-ja do të dalë plotësisht e pafajshme pavarësisht se sa ka qenë dhe mbetet cak i fushatave shpifëse nga sistemi antishqiptar millosheviqian, e tash edhe nga pasardhësit e tyre.”, tha Aliu.
“Lufta Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pashmangshme, e sa më shpejt të pranohet ky fakt, aq më shpejt do të krijohen kushtet për fqinjësi e bashkëjetesë të qëndrueshme e paqësore në rajonin tonë. Kjo nuk është çështje opinionesh, ashtu siç nuk kanë qenë çështje opinionesh shtypja, diskriminimi, përbuzja racore, përndjekja e burgosja politike, dhe në fund edhe spastrimi etnik që Serbia e ka ushtruar kundër Shqiptarëve përgjatë gjithë shekullit XX.”, u shpreh ai./Arbresh.info.
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë
Të paktën 73 persona u vranë në përpjekje për ta kapur “El M...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Dialogu Kosovë–Serbi, Vuçiq takohet sot me Sorensen