Gjermania ka pësuar një tjetër humbje, kësaj radhe është mposhtur para adhuruesve të vet nga Japonia.
Në sfidë e zhvilluar në Volkswagen Arena të Wolfsburgut, gjermanët u turpëruan nga japonezët pasi pësuan humbje me rezultat të thellë 1-4.
Është humbja e tretë radhazi për Gjermaninë dhe e katërta në pesë ndeshjen e fundit.
Kjo ka bërë që 25 mijë tifozët e pranishëm në Volkswagen Arena të vrëshëllejnë futbollistët në fund të ndeshjes për paraqitjen shumë të dobët.
Thank you for your support tonight! ?❤️?#DFBTeam #GERJPN ?: Philipp Reinhard pic.twitter.com/zi72FddaF8
— Germany (@DFB_Team_EN) September 9, 2023
Edhe dorëheqja e trajnerit Hans-Dieter Flick është kërkuar, megjithatë ai nuk e mendon një gjë të tillë dhe ka deklaruar pas ndeshjes se është trajneri i duhur për Gjermaninë.
“Është e qartë që zhgënjimi është i madh dhe mund të kuptojmë edhe kritikat që na vijnë, por nuk mund të them më shumë se kaq”.
“Po punojmë mirë dhe jam trajneri i duhur për Kombëtaren tonë. Ka shumë dinamika në futboll, nuk do ta kuptosh kurrë se çfarë vjen më pas”, u shpreh Flick. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...