Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale ka reaguar deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për ndalimin e një zyrtareje të kësaj qendre.
Përmes një reagimi në Facebook, ky asociacion ka thënë se është shqetësuar nga “deklaratat, presioni politik dhe ndërhyrjet nga Ministria e Drejtësisë”.
Sipas tyre, qasja e Haxhiut mund të jetë i rrezikshëm për të ardhmen e punës profesionale të punonjësve profesional të shërbimeve sociale dhe të QPS-ve, shkruan Arbresh.info.
Asociacioni ka kërkuar nga mekanizmat e drejtësisë trajtimin në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje të rastit të ndalimit të zyrtarëve të QPS-së në Prishtinë.
Asociacioni ka potencuar se ministrja Haxhiu “duhet të kujdeset për përmbushjen e obligimeve të saj karshi përgjegjësive që ka e jo të merret e të atakojë individë e QPS-të në formë të tilla”.
“Asociacioni i QPS-ve në vazhdimësi ka shprehur brengat e saj, nga shpërbërja e Ministrisë se Punës e Mirëqenies Sociale, riorganizmit te Departamentit për Politika Sociale, ku kemi shprehur e kemi vlerësuar se të gjitha këto kanë dëmtuar qasjen e hartimit të politikave sociale dhe fuqizimin e sistemit të mirëqenies sociale përgjithësi në mënyrë te vazhdueshme./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...