Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka treguar se sot është intervistuar nga Policia e Kosovës.
Sipas tij, ai është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit në ndërlidhje me rastin e ndalimit të tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, raporton Arbresh.info.
Zogaj përmes një postimi në Facebook, shkruan se ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat komuna si qeverisje i ka trashëguar nga qeverisja e kaluar.
“Ju njoftoj se sot pasdite jam intervistuar nga Policia e Kosovës, në cilësinë e DËSHMITARIT, në ndërlidhje me rastin e ndalimit të tre zyrtarëve komunal të Komunës së Prishtinës. Ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat ne si qeverisje i kemi trashëguar nga qeverisja e kaluar. Sipas kërkesave të drejtorive përkatëse, këto kontrata mbi vepër kanë qenë pozicione të domosdoshme për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës. Institucionet e rendit dhe të drejtësisë janë duke e trajtuar këtë rast dhe ne mbesim në dispozicion e tyre, që rasti të trajtohet në plotni në pajtim me legjislacionin në fuqi”, shkruan Zogaj./Arbresh.info/
OSBE përgëzon Kosovën për 7 qershorin: Partitë ta zgjedhin p...
Kryeministri kroat uron Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve: ...
Osmani në CNN: Pa institucione të themeluara shpejt, ëndrra ...
Agim Ademi niset drejt SHBA-së, i ftuar nga FIFA për Kupën e...
U.D Presidentja Haxhiu vlerëson mbështetjen e Suedisë për au...
Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sha...