Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se më 13 korrik të vitit 2023 ka njoftuar personat përgjegjës që personi që është caktuar menaxher i rastit për viktimën 11 vjeçare, nuk ishte i licencuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se çdo zyrtarë publik e ka për obligim zbatimin e përgjegjësisë sipas ligjit, e sidomos tek të miturit, shkruan Arbresh.info.
Tutje, ajo ka thënë se Qendrat për punë sociale do ta kenë mbështetjen e ministrisë, por shkeljet nuk do të tolerohen.
“Më 13 korrik të këtij viti, përmes shkresës zyrtare, kam njoftuar personat përgjegjës që personi që është caktuar menaxher i rastit për viktimën 11 vjeçare, nuk ishte i licencuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Vlerësoj trajtimin serioz të këtij rasti, nga ana e policisë dhe prokurorisë. Çdo zyrtar publik sikurse edhe ne, e kemi për obligim zbatimin e përgjegjësive sipas legjislacionit në fuqi dhe sidomos në rastet kur bëhet fjalë për fëmijë të mitur. Qendrat për punë sociale do ta kenë mbështetjen tonë por assesi shkeljet nuk do t’i tolerojmë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...